You Are Here: Home » Kuriozitete » NËNA I BËN BOTOX VAJZËS 8 VJEÇARE!

NËNA I BËN BOTOX VAJZËS 8 VJEÇARE!

Nga Lorena Stroka

Dhe çudirat s’kanë të sosur…

Ju që jeni nëna, sidomos vajzash, do të acaroheni jashtë mase me “bëmat” e gruas që shihni në foto. Akoma dhe unë që nuk kam vajzë, jam tronditur shumë, më duket e pabesueshme që në botë ka “nëna” të tilla.

34 vjeçarja Kerry Cambell, estetiste në profesion, deklaron me krenari se çdo 3 muaj i bën botox të bijës 8 vjeçare në ballë, përreth syve, buzëve si dhe depilim me qiri në trup.

E ëma pretendon se me metodat e saj “pedagogjike” e bija do të arrijë shumë lart, mund të bëhet modele, aktore ose këngëtare (dhe unë mendoja se këngëtarë bëheshin vetëm ata që kishin zë). “Ëndrra ime është që një ditë të bëhet e famshme dhe milionere”, pohon ajo (kjo e bren të shkretën).

Madje nuk nguron të këshillojë dhe nënat e tjera të ndjekin “budallallëqet” e saj.

Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje në këtë histori është shpërfillja e organeve kompetente. Si është e mundur që kjo psikopate qarkullon akoma e lirë, duke vënë përditë në rrezik jetën e vogëlushes së pafajshme./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top