You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » DY NJERËZ, NJËRI ME THIKË, TJETRI I PAARMATOSUR…

DY NJERËZ, NJËRI ME THIKË, TJETRI I PAARMATOSUR…

Përktheu: Lorena Stroka, Master in Specialised Translation

A.H

Janë dy njerëz. Njëri me thikë, tjetri i paarmatosur.

Ai me thikë i thotë tjetrit:

- “Do të vras”.

- “Po pse”, pyet i paarmatosuri, “çfarë të kam bërë? Hera e parë është që shihemi. As më njeh, as të njoh”.

“Pikërisht, për këtë arsye do të vras. Po të të njihja, mund të të doja”, thotë ai me thikë.

“Ose mund të më urreje” thotë i paarmatosuri. “Mund të më urreje aq shumë sa të më vrisje me kënaqësi të madhe. Pse ia privon vetes një kënaqësi të tillë? Eja të njihemi më parë”.

“Dhe po sikur të të dua?”, këmbëngulë i armatosuri, “në qoftë se do të dua, ç’do bëj me këtë thikë pastaj?”

“Oh, mos ki frikë”, thotë i paarmatosuri, “vret dhe dashuria, madje atëherë kënaqësia është akoma më e madhe”./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top