You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » DY FJALË PËR AISHE VATËN

DY FJALË PËR AISHE VATËN

Nga Lorena Stroka

Tashmë, vrasja e femrave në Shqipëri nuk përbën më lajm, pasi pothuajse çdo ditë faqet e gazetave po pushtohen nga lajme të tilla rrëqethëse e çnjerëzore. Viktima më e fundit, Aishe Vata, një vajzë 18 vjeçare, 11 javëshe shtatzënë e cila u gjet e masakruar në një arë misri, si të ishte kafshë, për arsye se refuzoi të abortonte. Autori i vrasjes? Një 80 vjeçar bashkëfshatar i saj. Të paktën këtë mbështesin forcat policore. Të vërtetën s’e di askush. Aishe Vata, studentja e Infermierisë, nuk jeton më… dhe për ketë e kemi fajin të gjithë ne. NE që heshtim ndaj ngjarjeve të tilla dhe nuk reagojmë aq sa duhet. I diskutojmë ditët e para dhe pastaj… i harrojmë.  Masakrimi i grave, është gjithnjë e në rritje. Askush nuk do t’ia dijë. Për mediat e shkruara dhe ato pamore, lajme të tilla nuk janë gjë tjetër veçse ca zero më shumë në llogaritë e pronarëve të tyre. Politika shqiptare është e e shitur tërësisht dhe si e tillë u shërben interesave të veçanta… Mos prisni dritë andej…

           Ka ardhur koha të zgjohemi, të organizohemi, të mbështesim të drejtat tona. Nesër, mund të jem unë, ti, vajza, motra ose nëna jote… Mes nesh qarkullojnë përbindësha të maskuar në njerëz, le të mbrohemi prej tyre, kurrë nuk është vonë.

Lajme të tilla nuk duhet të konsiderohen si biseda me esencë thashethemesh, por si mësime jete. Habitem, dhe ndiej keqardhje të madhe kur dëgjoj pyetje të llojit: “Ju e vratë vajzën tuaj?” TURP gazetarit/gazetares që guxoi t’i drejtohej me një pyetje të tillë prindit të hidhëruar, që përgatitej të varroste trupin pa kokë të së bijës!

A s’më thoni, cili është ai prind që do të keqen e fëmijës së vet? Cili ishte faji i këtij prindi që mundohej me mish e me shpirt të arsimonte të bijën, për të pasur një jetë më të mirë se ai? Përse bombardohet kaq shumë i ati i Aishes, dhe anëtarët e tjerë të familjes? Për ç’arsye, mediat, në vend që të merren me raportimin objektiv të fakteve, interesohen të mësojnë e shtrembërojnë jetën private të motrave të 18 vjeçares? Kujt i intereson e shkuara seksuale e tyre? Përse vazhdojmë të mbetemi një popull injorant, idiot dhe me gjykim të dobët? Përse vallë gjithë këto? Në qoftë se i ati i Aishes përgjegjësohet për këtë çështje, le të vërtetohet dhe ndëshkohet!

Aishja po çnderohet dhe vritet përditë. Nuk ka kaluar as një javë nga ekzekutimi i saj i pashoq dhe lajme të pakonfirmuara, pra veç hamendësime dhe shpifje po bëjnë xhiron e Shqipërisë. SHPIRTI I SAJ nuk do të gjejë qetësi në rast se vrasësi i saj nuk merr DËNIMIN E MERITUAR! Aishja ishte JETIME – shpresoj që dhe vrasja saj të mos mbetet e tillë!

Ku janë organet kompetente? A nuk duhet të ketë një lloj kufiri në gjithë këto prononcime?

Dhe më seriozja e të gjithave, KASAPI që e gjysmoi, cili është në të vërtetë? Në qoftë se është 80 vjeçari, nuk duhet dënuar me burgim të përjetshëm por ME VDEKJE. TË VARET NË SHESHIN E ZONËS DHE T’I PRITET MISHI ME GËRSHËRË. Vetëm një veprim i tillë do të distancojë të tjerët!/AlbStroka/

AISHE, u prehsh në paqe, motër!

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top