You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » DUA TË BËJ SEKS ME GEORGE CLOONEY!

DUA TË BËJ SEKS ME GEORGE CLOONEY!

Nga Lorena Stroka

Askush nuk do të priste që një mashkull si Channing Tatum të bënte një deklaratë të tillë. Haptazi, dhe pa asnjë lloj tabuje ai tha: “Dua të bëj seks me George Clooney”.

“Kam kaluar orë të këndshme me George Clooney dhe mund të them se është njeriu më interesant në planet. Ai mund t’i bëjë të gjitha. Pra, dua të bëj seks me atë”, këto ishin deklaratat e aktorit jo dhe kaq të famshëm para mikrofonave të gazetarëve.

Natyrisht, kjo deklaratë nuk është aspak e rastit, si një njohës i mirë i lojrave mediatike, Tatum e bëri më shumë për të krijuar zhurmë rreth filmit të tij të ri, White House Down. Megjithatë, është fakt që Tatum dhe Clooney janë parë disa herë në të njëjtat qarqe publike, për arsye se bashkëshortja e Tatum, Jena Dewan, është shoqe e ngushtë me të dashurën e Clooney, Stacy Keibler./AlbStroka.com/

Ku ta dinin të shkretat gra, se miqësia e tyre do të shkaktonte efekte anësore te partnerët e tyre?!

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top