You Are Here: Home » Mjekësi » DOBITË QË SJELLË PËRTYPJA E ÇAMÇAKËZIT

DOBITË QË SJELLË PËRTYPJA E ÇAMÇAKËZIT

Nga Lorena Stroka

Sipas një studimi të botuar në “Brain and Cognition”, përtypja e çamçakëzit është më shumë e dobishme nga ç’mund të besoni. Për të arritur në këtë përfundim, hulumtuesit kryen dy teste specifike. Në mënyrë të veçantë, në testin e parë u kërkuan pjesëmarrësve të përtypnin çamçakëz për tridhjetë minuta rresht, ndërsa në të dytin, të mos bënin asgjë.

Gjatë kryerjes së testeve, kërkuesit monitoruan funksionin e trurit të tyre me rezonancë magnetike funksionale, për të parë me saktësi vënien në lëvizje të zonave të ndryshme të trurit.

Aty, u vërejt se përtypja e çamçakëzit stimulon të menduarit dhe vigjilencën, duke rritur gati 10% shpejtësinë e reagimit, pasi siç dëshmohet ndikon njëherësh tetë zona të trurit.

Sipas ekspertëve, përtypja e çamçakëzit për 20 minuta rresht rrit rrahjet e zemrës, duke dërguar më shumë përbërës ushqyesë dhe oksigjen në tru. Gjithashtu, rrit nivelet e insulinës në trup, duke çuar kështu në nxitjen e disa zonave të trurit që lidhen me kujtesën dhe vigjilencën./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top