You Are Here: Home » Mjekësi » DOBITË E PANJOHURA TË PERIMEVE TË EGRA

DOBITË E PANJOHURA TË PERIMEVE TË EGRA

perime-ekzotike-shkrime-nga-lorena-stroka-gazetare-facebook-biografia-wikipediaNga Lorena Stroka

Padyshim bota është e mbushur përplot me rrënjë të ngrënshme, të shëndetshme dhe të shijshme, shumë prej të cilave jo vetëm nuk i keni provuar, por me siguri as që i keni dëgjuar. Në frymën e kësaj aventure… gatimi, shpresoj që renditja e mëposhtme t’ju “gudulisë” sadopak qiellëzën me diçka të re. Pra, mundohuni të zëvendësoni karotat, patatet, sallatën jeshile ose selinon me një nga këto perimet ekzotike – kuptohet nëse i gjeni:

Yardlong

Ngjajnë me bishtaja dhe rriten në pjesën juglindore të Azisë. Gatuhen në të njëjtën mënyrë me fasulet e zakonshme, dhe janë një burim i shkëlqyer fibrash dhe vitaminash A dhe C.

 Tiger-nut

Edhe pse quhen fruta të thata, në të vërtetë, janë veç rrënjë të bimës chufa. Fillimisht, kultivoheshin në Egjiptin e lashtë, e më pas në Europë, më saktë në Spanjë. Gjithmonë, para se të konsumohen, frytet lagen në ujë të ngrohtë me qëllim që të zbuten mjaftueshëm. Spanjollët, e kanë përfshirë në shumë lloje gatimesh apo prodhime pijesh, për shembull, horchata (pije e ëmbël prej qumështi) ka përbërje të lartë tiger nut.

 Samphire

“Asparagët e detit” bëjnë pjesë në familjen e perimeve më të shëndetshme, por, që për fat të keq rriten vetëm në zona shkëmbore, me përmbajtje të lartë kripe, në afërsi të detit, dhe jo kudo. Njihen gjerësisht si një produkt shoqërues në gatimet e peshkut, ndërkohë në Angli i ziejnë dhe shtojnë nëpër sallatra, këtu e qindra vjet.

 Oca 

Është një rrënjë shumëngjyrëshe që rritet në Amerikën e Veriut, e cila sa i përket kultivimit, renditet e dyta fill pas patates. Përbën burim i shkëlqyer i vitaminës C, kaliumit dhe hekurit. Është më e ëmbël se patatja, ndërkohë që një varietet tjetër që kultivohet në Zelandën e Re, ka shije të ngjashme me kajsinë. Perimja në fjalë është cilësuar si një nga ushqimet më të shëndetshme në tokë. Konsumohet kryesisht në Indi dhe është një komponent kyç i ushqyerjes së Kashmirit.

Salsify

Është e ngjashme me lulediellin dhe rrënja e saj është e ngrënshme. Salsify njihet në mbarë Europën dhe Lindjen e Mesme si një bimë historike. Gjithashtu, besohet se ka dhe mjaft veti medicinale. Në shije të kujton zemrën e agjinares. Është një bimë niseshteje, e cila fillimisht u zbuluan në Amerikën e Jugut. Përbën burim i rëndësishëm karbohidratesh, dhe mund të përdoret njësoj si patatet.

 Dulse

Këto lloje algash konsumohen më së shumti në Islandë, si dhe shërbehen në supëra dhe sallatra. Janë një burim i pasur i vitaminës B, fibrave dhe proteinave bimore.

 Kai-Ian

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kai-Ian njihet si “brokoli kinez”, me vlera jashtëzakonisht të mëdha ushqyese. Është një ndër lakrat më të njohura në kuzhinën Kantoneze, gjethet e së cilës konsumohen në çdo lloj sallate./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top