You Are Here: Home » Kuriozitete » Djali-breshkë

Djali-breshkë

Nga Lorena Stroka

Vogëlushi fytyrë-embël i njohur gjerësisht si “djali-breshkë” për shkak të një nishani me përmasa të jashtëzakonshme që mbulonte shpinën e tij dhe jo vetëm, u dëbua nga fshati së bashku me familjen e vet, pasi bashkëfshatarët mendonin se ajo që kishte në shpinë ishte shenjë e forcave të errëta. Si rezultat i kësaj, fëmija nuk mund të pagëzohej as të shkonte në shkollë, duke kaluar kështu një jetë të vështirë fëminore. Vogëlushi vuante nga një sëmundje e rrallë që quhet Congenital Melanocytic Nevus. Mjekët theksojnë se gjendja shëndetësore e fëmijës kërcënohej seriozisht pasi nishani mund të shndërrohej në kancer. Nëna e fëmijës deklaronte se: pamundësia për të mbledhur shumën e nevojshme të parave për ndërhyrjen e të birit e lëndonte shumë.”

Para disa kohësh 6 vjeçari thoshte me dëshpërim: “Dua të rritem, por nishani nuk më lë…” Tashmë, kjo situatë e vështirë i përket së shkuarës. Falë një kirurgu të mirë Britanik që mori përsipër ndërhyrjen pa anjë lloj shpërblimi, pra falas, Luz mund të bëjë tani një jetë normale si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top