You Are Here: Home » Kuriozitete » Dita që… “djali i vogël” ndryshoi botën

Dita që… “djali i vogël” ndryshoi botën

Përktheu: Lorena Stroka

Kalendari shënonte 6 gusht 1945, kur u shkrua një ndër faqet më të zeza të historisë njerëzore. Ishte atëhere kur një “kërpudhë” gjigande, me një gjatësi prej 18 km mbuloi qiellin e Hiroshimës, duke shpërndarë pluhur vdekjeje… “djali i vogël” ashtu siç u quajt bomba që sharroi qytetin, këputi perin e jetës tek mbi 140 000 njerez, duke shënuar, me mënyrën më tragjike fundin e Luftës së Dytë Botërore. Produkt strategjikplanifikimi? Ekspozim forcash të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përballë të paaftit që të reagojë, Bashkimit Sovjetik? Historia ende nuk ka arritur në një konkluzion. Ndërtesa e “Qendrës Tregtare të Zonës së Hiroshimës”, e vetmja që i shpëtoi manisë bërthamore, qëndron deri më sot në zemër të qytetit, duke dëshmuar tragjedinë më të madhe njerëzore të botës bashkëkohore. Vendimin dënues për qindra mijëra njerëz, e mori vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Harry Truman, duke dhënë urdhër për këtë akt kriminal, i cili u shfaq si simbol i paqes botërore dhe armatimit bërthamor. E njëjta skenë tmerri u ripërsërit tre ditë më vonë në qytetin Nagasaki, kur një bombë e dytë atomike, “burri i trashë”, përfundoi punën katastrofike të “djalit te vogel”, dukeshkaktuar vdekjen e 80 000 njerëzve. Megjithëse kanë kaluar 64 vjet nga bombardimet “binjake”, kërkesa e katastrofës së armëve bërthamore mbetet ende aktuale, ndërsa ëndrra e keqe vazhdon të hijezojë mbi glob…

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top