You Are Here: Home » Mjekësi » Dita Botërore e Sindromës Down

Dita Botërore e Sindromës Down

Nga Lorena Stroka

Dita Botërore e personave me Sindromën Down u themelua në vitin 2006 me nismën e mjekut të njohur Grek, Stelio Antonaraki, profesor i Gjenetikës në Universitetin e Gjenevës, me qëllim sensibilizimin dhe informimin e komunitetit ndërkombëtar për Sindromën Down.

Sindroma Down është një gjendje gjenetike e shkaktuar nga kromozomi 21 ose disa pjesë të tij nga tre herë, prandaj dhe klasifikohet si Trizomia 21. Vjen 90 – 95% nga vezorja, 5 – 10% nga spermatozoidet dhe prek rreth 1 në 600 – 700 lindje të fëmijëve. Vëzhgimi i parë i Sindromës u bë në vitin 1866 nga John Langdon Down. Mjeku anglez vërejti se disa foshnje të porsalindura kishin pamje të ngjashme me Mongolët, prej andej erdhi dhe emërtimi Idiotësi Mongoloide, Për fat të mirë, ky term racist nuk përdoret më në ditët tona.

Fëmijët me Sindromë Down vuajnë nga vonesa mendore dhe kanë vështirësi në të mësuar, ndërkohë që janë të prirur të preken edhe nga shumë sëmundje të tjera. Megjithatë, me edukimin e duhur dhe bashkëpunimin e prindërve dhe mësuesve mund të bëhen anëtarë aktivë të shoqërisë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top