You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » DISI KËSHTU ARRITËM DERI KËTU…

DISI KËSHTU ARRITËM DERI KËTU…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

A e keni kuptuar se e vetmja periudhë që na pëlqen të rritemi është kur jemi fëmijë?
Kur je nën 10 vjeç je aq entuziast sa thua: “Sa vjeç je?”, “Jam katër e gjysmë”.
Kurrë nuk je tridhjetë e gjashtë e gjysmë, je katër e gjysmë dhe ecën në pesë.
Ky është çelësi: Hyn në adoleshencë dhe asnjë s’të përmban dot më.
Kërcen në numrin tjetër, ose në disa numra më para. “Sa vjeç je?”, “Do mbush gjashtëmbëdhjetë vjeç!” Mund të jesh trembëdhjetë vjeç, por, eh një ditë do të bëhesh gjashtëmbëdhjetë, apo jo?!
Dhe atëherë vjen dita më e mirë e jetës tënde. bëhesh21 vjeç. Akoma dhe fjalët dëgjohen si ceremoni. BËHESH 21 vjeç! POOOO…
Por pastaj kalon te të tridhjetat. Oh, ç’u bë këtu?,  thua me veten tënde.
Ai KALOI duhej ta flaknim. Nuk ka më shaka, tanimë, je një llokume e thartuar. Çfarë nuk shkon mirë? Çfarë ndryshoi?
BËHESH 21 vjeç, KALON në 30 dhe ECËN në 40! Uau!
FRENO, gjithçka po të rrëshqet pa e kuptuar. Para se ta kuptosh ARRIN 50 vjeç dhe ëndrryt e tua humbin…
Por… JA PRIT!!!
Ia DEL deri në 60! Nuk e besoje kurrë se do ia dilje!
Pra:
BËHESH 21, KALON NË 30, ECËN në 40, ARRIN në 50 dhe ia DEL deri në 60!/AlbStroka.com/
 

vijon…

© www.AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top