You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » DIJETARI DHE ARKA…

DIJETARI DHE ARKA…

ALBSTROKA-BLOG-DIJETARI-DHE-ARKA-LORENA-STROKA-GAZETARE-POETE-PERKTHYESE-SHKRIMTARE-SHQIPTAREShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Njëherë e një kohë, një dijetar hindu para se të vdiste hartoi një testament ku ndër të tjera shkruante:

“Në zyrën time gjendet një arkë e madhe brenda së cilës kam mbyllur të gjithë pasurinë time. Përmbajtjen e saj e lë trashëgimi tek njeriu më i lumtur në botë”.

Pas vdekjes së tij, dhjetë mijë njerëz vërshuan drejt gjykatës për të dëshmuar se ishin më të lumturit në tokë dhe se me të drejtë u takonte thesari i dijetarit.

Mes tyre nuk munguan grindjet dhe zërat e lartë…

Gjyqtari për të parandaluar më të keqen e mundshme, nxitoi të deklaronte se ai ishte më i lumturi i të gjithëve dhe se thesari i përkiste vetëm atij. Kështu dhe rendi drejt zyrës për të hapur arkën, por ç’të shihte?!

Në vend të thesarit, pa ca gëzhoja të mbështjella në një copë shënim, ku thuhej:

“Në qoftë se do ishe vërtet njeriu më i lumtur në botë, nuk do kishe nevojë për paratë e mia…”/albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top