You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » dhuratë nga… AI

dhuratë nga… AI

Përshëndetje përsëri…

Rreth një orë më parë, më telefonon im shoq dhe më thotë: “Lori, te sirtari i fundit i dollapit ka diçka për ty”. E mbylla telefonin dhe shkova në dhomën e gjumit, ç’të shihja? Një paketë enkas për mua (OK, nuk e kishte mbështjellë dhe aq mirë, por ç’rëndësi ka ambalazhi?!). E mora në duar, e vendosa mbi shtratin tonë dhe nisa ta hapja… në të gjendeshin një varëse floriri i bardhë, dy kremra hidratues (që planifikoja të blija të hënën 1 jo 2), një fund Marks&Spencer që kisha parë në një vitrinë javë më parë dhe më kishte pëlqyer shumë ngjyra që kishte, një korrigjues sysh Erre Due (që sapo më kish mbaruar), një pluhur fytyre Erre Due, një manikyr (ngjyrë fuchsia) dhe një copë shënim, në të cilin shkruhej: “Shpirt, anulo çdo punë, sonte je e ftuara ime, në orën 8:00 të pres poshtë shtëpisë…”

Për mua ajo që i jep vlerë dhuratës nuk është domosdoshmërisht çmimi, por qëllimi. Në këtë rast, kuptova se qëllimi i tij ishte të më bënte të ndihesha mirë pas mundimit që hoqa gjithë këto ditë, dhe mendoj se ia arriti. Më pëlqeu fakti që kishte vënë re se ç’më mungonte apo dëshiroja…  të blija… Më duket se këtej e tutje do të përdor edhe bizhu…

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top