You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » DEMAKIJAZH SIPAS LLOJEVE TË LËKURËS (EKSKLUZIVE)

DEMAKIJAZH SIPAS LLOJEVE TË LËKURËS (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje përsëri…

Grimi i mirë nxjerr në pah tiparet e femrës, ndërsa grimi “i zgjuar” fsheh defektet e mundshme duke i falur asaj shkëlqim dhe bukuri.

Çështja është se sado i mirë që të jetë grimi nuk pushon së qeni dëmtuesi kryesor i lëkurës, dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet të flemë të trukuara. Së pari, para se të flini, qëndroni para pasqyrës, mblidhni flokët (në rast se i keni të gjata) dhe filloni pastrimin (dhe jo nuk flas vetëm për sytë). Pjesët më të vështira për demakijazh janë anët e fytyrës dhe hunda.

Për lëkura normale do të nevojiteni:

2 lugë çaj kos ose krem qumështi

5 pika vaj

Përgatitja

Në një tas përzieni të gjithë përbërësit. Pastaj, qullni një copë pambuk dhe filloni pastrimin e lëkurës tuaj. Përsëriteni procesin disa herë (derisa të pastrohet mirë), duke përdorur gjithmonë pambuk të pastër. Në fund, shplahuni me ujë të ftohtë dhe aplikoni kremin e natës.

Për lëkura të yndyrshme do të nevojiteni

2 lugë çaj kos ose krem qumështi

5 pika lëng limoni të freskët

Përgatitja

Në një tas përzieni të gjithë përbërësit. Pastaj, qullni një copë pambuk dhe filloni pastrimin e lëkurës tuaj. Përsëriteni procesin disa herë (derisa të pastrohet mirë), duke përdorur gjithmonë pambuk të pastër. Në fund, shplahuni me ujë të ftohtë dhe aplikoni kremin e natës.

Për lëkura të thata

2 lugë çaj kos ose krem qumështi

2 lugë çaj lëng kamomili (të zier)

1 lugë çaj vaj ulliri

Përgatitja

Në një tas përzieni të gjithë përbërësit. Pastaj, qullni një copë pambuk dhe filloni pastrimin e lëkurës tuaj. Përsëriteni procesin disa herë (derisa të pastrohet mirë), duke përdorur gjithmonë pambuk të pastër. Në fund, shplahuni me ujë të ftohtë dhe aplikoni kremin e natës./AlbStroka.com/

 Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top