You Are Here: Home » MITOLOGJI » Greke » Madhështia e dashurisë PLATONIKE

Madhështia e dashurisë PLATONIKE

Shkëputur nga libri: “Mitologjia, filozofët dhe poetët e lashtë Grekë (I)” - Lorena Stroka

E ashtëquashtura Dashuri Platonike rezultoi nga teoria e Platonit për Erosin. Para se të analizojmë dashurinë platonike si pjesë e jetës sonë të përditshme, le të shohim se çfarë ishte dashuria sipas Platonit, pasi ka disa ndryshime në krahasim me atë që ne sot quajmë dashuri platonike.

Dashuria në Greqinë e Lashtë ishte objekt i shumë diskutimeve dhe kërkimeve filozofike. Sofistët e mëdhenj dhe filozofët e kohës ishin ndeshur here pas here për nocionin e vërtetë të dashurisë. Platoni dhe Aristoteli e shikonin dashurinë nga një këndvështrim tjetër, disi të pazakontë.

Dashuria Platonike në Antikitet

Sipas Platonit dashuria është një zbatim moraliteti dhe se ideja e dashurisë ekziston te zoti në gjendje të pastër. Praktikisht, kjo do të thotë se ekziston si ide dhe se nuk ka të bëjë me kënaqësinë që është e përkohshme dhe kalimtare.

Dashuria që ka të bëjë me zotin, për Platonin është një ide plot pasion jo për raportin trupor, por, për bukurinë morale dhe fizike. Pra, mund t’i ngjajmë zotit vetëm nëse duam bukurinë, pa asnjë stimulim tjetër, pa kërkuar vrullin sensual. Platoni beson se dashuria është nevoja dhe rrëmbimi për të njohur e zbuluar diçka të re, përmes mënyrës që një i dashuruar kërkon të njohë atë që do më shumë. Kështu, dhe shpirti udhëhiqet nga idetë që njeh para se të bashkohet me trupin e njeriut. E rëndësishmja sipas Platonit është të kuptojmë se shpirti dhe dashuria mund të shkojnë me njëra-tjetrën,  ose mund të kenë të paktën një element të përbashkët.

Platoni thoshte: “Dashuria na mbush shpirtin kur sjellim ndërmend ide dhe mendime të njohura më parë”. Për filozofin, erosi është prirja dhe jo ideja për të fituar. Pra, mbi këtë teori është bazuar e gjithë ideja e Dashurisë Platonike siç e kuptojmë sot: dashuria e përsosur që nuk ka të bëjë me pushtimin/fitoren.

Fragment nga “Simpoziumi” i Platonit për Dashurinë

…Madje nëse ndodh që një ditë të takojë atë gjysmën e tij të vërtetë. Atëherë, emocioni i tyre do të jetë shumë i veçantë, nga ana e afrimitetit, origjinës së përbashkët, Erosit.

…As për një çast, s’do të pranonin të ndaheshin. Ata, s’do ishin dot në gjendje të shprehnin atë që do të donin nga njëri-tjetri. Sepse nuk është aspak e mundur të besohet se falë kënaqësisë erotike ata janë të pandarë dhe përjetojnë me pasion të fortë çdo cast që i lidh. Jo ndoshta diçka tjetër është – shpirti i të dyve shikon atë që nuk shprehet me fjalë.

E parandjen se çfarë do dhe e shfaq errësisht.

Po në qoftë se në kohën që do të ishin shtrirë, u afrohej Hefesti, me veglat e tij dhe i pyeste:

- “Njerëz, çfarë është ajo që kërkoni nga njëri-tjetri?”

Dhe në rast se ata s’do dinin të përgjigjeshin, dhe ai i pyeste përsëri:

- “Mos doni të rrini me njëri-tjetrin sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që të mos ndaheni as ditën e as natën…?”

Sapo të dëgjonin këto fjalë, asnjë prej tyre – jemi të sigurtë –  nuk do të thoshte jo, as do të shprehte ndonjë dëshirë tjetër. Madje do të habitej se si ai lexonte mendimin e tij  –  ato që tërë kohën dëshironte, pra, të bashkohej, të shkrihej në një, bashkë me gjysmën e tij. Dhe e di pse do të ndodhte kjo? Sepse kjo ishte natyra fillestare e njeriut, dhe se dikur ishim të plotë.

Pasioni, pra, dhe vrulli i së plotës quhet Eros…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top