You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » Ç’ROL LUAN MADHËSIA E KLITORISIT NË ORGAZMË?

Ç’ROL LUAN MADHËSIA E KLITORISIT NË ORGAZMË?

Nga Lorena Stroka

Deri më sot kemi dëgjuar të flitet më shumë për rolin e përmasave të penisit, dhe më pak për madhësinë e klitorisit. Së fundi, u botua një studim (Oakley et al) që kishte si qëllim hetimin e rolit të klitorisit në arritjen e orgazmës.

Studimi  u bazua në shqyrtimin e 30 grave me moshë mesatare 30 vjeç. Të dhënat treguan se femrat me probleme orgazme, kishin madhësi të vogël klitorisi dhe distancë goxha të madhe nga hapja vaginale.

Ndërsa gratë që arrinin më shpejt në orgazmë kishin klitoris më të madh dhe distancë më të vogël nga hapja vaginale. Përfundimet e studimt të ri, në krahasim me rezultatet e studimeve të mëparshme, tregojnë se madhësia e kltorisit dhe pozicioni i tij luajnë rol qendror në arritjen e orgazmës.

Sa të rëndësishme janë tiparet anatomike për arritjen e orgazmës?

Studimi i mësipërm tregon se karakteristikat anatomike mund të luajnë rol të rëndësishëm, por jo përfundimtar, dhe se arritja e orgazmës varet nga një mori faktorësh të tjerë.

Literatura e deritanishme që merret me funksionin seksual femëror, sistematikisht, mbështetë se faktorë të tillë si: biologjikë, anatomikë, psikologjikë, shoqërorë etj., etj., përgjegjësohen për gjendjen e përgjithshme seksuale të grave.

Për shembull, aftësia e femrës për t’u përqëndrar tek stimujt seksualë, siguria e saj lidhur me format trupre, njohja e pikave erogjene apo afërisa emocionale me partnerin e saj… janë vetëm disa nga arsyet që çojnë në orgazmë të sigurtë.

Studime të tjera, kanë treguar se përvojat më të këndshme seksuale për femrat nuk janë domosdoshmërisht ato që bazohen në orgazmë absolute, por ato që që përmbajnë afrimitetin, komunikimin e mirë, besnikërinë, sigurinë emocionale etj., etj.

85% e femrave që raportojnë vështirësi në arritjen e orgazmës, deklarojnë të kënaqura seksualisht./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top