You Are Here: Home » Kuriozitete » Çokollata më e shtrenjtë në botë

Çokollata më e shtrenjtë në botë

                               Nga Lorena Stroka

Shumën e pabesueshme të £ 961.48 duhet të paguajë dikush që dëshiron të shijojë çokollatën “e artë” Wispra, të kompanisë Cadbury, e cila siç është e natyrshme është çokollata më e shtrenjtë në botë. Bëhet fjalë për një “rilëshim” të veçantë të kompanisë Britanike çokollatëbërëse, e cila vendosi të vë në dispozicion të publikut për synime bamirësie disa copa çokollate. Kompania mori vendimin e “rilëshimit” të çokollatës Wispra, pas pjesëmarrjes masive në një grup relativ, që u krijua në faqen e famëshme të rrjetit social Facebook, ku 22 668 persona kërkonin riqarkullimin e çokollatës së tyre të dashur Wispra. Prezantimi i çokollatës “përvjetorale” Wispra që shënon riqarkullimin e saj, u realizua me çdo formalitet dhe masa të rrepta sigurie në një qendër të njohur tregtare të Londrës. Kostoja e çokollatës është e barabartë me vlerën e vërtetë të peshës nëse do të ishte prej floriri. Amballazhimi i çokollatës është prej floriri…

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top