You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » CILI ISHTE SEKRETI I KLEOPATRËS PËR ELEMINIMIN E RRATHËVE TË ZINJ POSHTË SYVE?

CILI ISHTE SEKRETI I KLEOPATRËS PËR ELEMINIMIN E RRATHËVE TË ZINJ POSHTË SYVE?

albstroka-blog- facebook-keni-rrathe-te-zinj-poshte-syve-ja-si-ti-eleminoni-sekrete-bukurie-nga-lorena-stroka-shkrimtare-gazetare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Dukuria e rrathëve të zinj poshtë syve nuk është diçka e rrallë, tashmë një në dy persona ndeshet përditë me këtë problem antiestetik. Arsyet e shfaqjes nuk po i (ri)përmend, pasi i kam përsëritur aq shumë herë, sa rrezik se i keni mësuar përmendësh, thjesht dua t’ju tregoj se çfarë bënte Kleopatra për eleminimin e tyre.

Kleopatra, mbretëresha e Egjiptit, e cila shquhej për dashuritë e saj të bujshme dhe recetat e bukurisë (dy pasione goxha interesante), duket se kishte gjetur zgjidhje te gjethet e dafinës. Në mënyrë të veçantë, në një enë me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë) vendoste dy gjethe dafine për 4-5 minuta. Pastaj, i  nxirrte prej andej dhe i vendoste mbi rrathët e zinj për rreth 10 minuta. Pastaj, shpëlahej me ujë të ftohtë. Do më thoni: “po pse atje ishe ti dhe e pe se me çfarë shpëlahej mbretëresha?” Askush prej nesh nuk ishte atje, por, këto janë dëshmi historike të personave që kishin jetuar në kohën  e saj.

Shkencërisht, është vërejtur se vetitë qetësuese të dafinës kontribuojnë në rigjenerimin e qelizave dhe zhdukjen e nxirjes së lëkurës./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top