You Are Here: Home » Mjekësi » CILI ËSHTË NDIKIMI I KAFESË NË SHFAQJEN E KANCERIT TË ZORRËS SË TRASHË?

CILI ËSHTË NDIKIMI I KAFESË NË SHFAQJEN E KANCERIT TË ZORRËS SË TRASHË?

kanceri--zorres-se-trashe-roli--i-kafese-lorena-stroka-artikujNga Lorena Stroka

Sipas një studimi të botuar në revistën “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”, konsumi i rregullt i kafesë ka ndikim të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë.

Në mënyrë të veçantë, pas shqyrtimit të kartelave mjekësore të 5.100 personave të diagnostikuar me kancer në zorrën e trashë si dhe të 4.000 personave të shëndetshëm, specialistët lidhën incidencën e shfaqjesë së sëmundjes me zakonet e konsumit të kafesë dhe pijeve të tjera.

Hulumtuesit arritën në përfundimin se pirja e vetëm një filxhani kafeje në ditë, redukton në 26% gjasat për kancer në zorrën e trashë. Ndërkohë që konsumi i 2-3 kafeve zvogëlon akoma më shumë rrezikun e shfaqjes së kancerit, deri në 50%.

Zvogëlimi i rrezikut përfshin të gjitha llojet e kafesë, akoma dhe ato që nuk përmbajnë kafeinë, të ashtuquajturat decafeine. Përveç kafeinës, kafja përmban edhe disa substanca të tjera, të tilla si: polifenolet dhe diterpenet, të cilat përmes veprimit antioksidant kufizojnë zhvillimin e qelizave kanceroze./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top