You Are Here: Home » Mjekësi » CILËT PERSONA NUK DUHET TË KONSUMOJNË MAJDANOZ DHE PSE?

CILËT PERSONA NUK DUHET TË KONSUMOJNË MAJDANOZ DHE PSE?

albstroka-blog-kush-nuk-duhet-te-konsumoje-majdynoz-dhe-pse-shkrime-nga-gazetarja-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Tradicionalisht, majdanozi njihet si një prej përbërësve kyç të kuzhinës mesdhetare dhe ushqyerjes së  shëndetshme e të ekuilibruar në përgjithësi.

Erëza në fjalë përmban vlera të larta ushqyese dhe një mori vetish të dobishme: tonifikuese, nxitëse, qetësuese, pastruese, diuretike, antiseptike dhe rregullatore.

Mirëpo, ka disa raste që majdanozi jo vetëm nuk ndihmon, por, përkeqëson akoma më shumë shëndetin tonë.

Gratë shtatzëna, personat që marrin barna antikoagulante apo vuajnë nga veshkat, është e këshillueshme të mos konsumojnë sasi të madha të kësaj erëze.

Gratë shtatzëna

Kohët e fundit është gjetur se majdanozi mund të shkaktojë nxitje mitre dhe potencialisht të çojë në kontraktimet e saj. Gjithashtu, përmban disa vajra të paqëndrueshme, të cilat në sasi të mëdha mund të shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë. Në dekadat e shkuara, majdanozi shërbente si barnë natyrale për nxitje aborti. Prandaj, në qoftë se jeni shtatzënë, është mirë të shmangni konsumin e tepërt të majdanozit.

Personat që marrin barna antikoagulante

Majdanozi përmban sasi të madhe të vitaminës K, e cila rregullon metabolizmin e kalciumit në trup dhe njihet si një komponent kyç për mpiksjen e gjakut. Nisur nga kjo, personat që marrin barna antikoagulante duhet të minimizojnë konsumin e ushqimeve që e përmbajnë në doza të mëdha si: majdanozi, spinaqi, brokoli dhe lakrat jeshile.

Personat që vuajnë nga veshkat

Majdanozi përmban disa përbërës që duhet të shmangin personat që vuajnë nga veshkat. Përveç oksalat kalciumit, përmban dhe komponentë të tjerë të dobishëm që kontribuojnë në çhelmimin e përgjithshëm të trupit, përfshirë edhe veshkat. Gjë që do të thotë se nëse konsumohet me masë, mund të sjellë efekte pozitive./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top