You Are Here: Home » Mjekësi » CILAT USHQIME NUK DUHEN MBAJTUR NË FRIGORIFER DHE PSE?

CILAT USHQIME NUK DUHEN MBAJTUR NË FRIGORIFER DHE PSE?

albstroka_blog_lorena_stroka_biografia_shkrimeNga Lorena Stroka

Thonë se frigoriferi është “stomaku” i shtëpisë, aty ruhen frutat, perimet, mishi, si dhe gjithçka tjetër që nevojitet për konsum. Mirëpo ka disa raste, që akoma dhe vetë ne nuk jemi të sigurtë nëse kjo që bëjmë është mirë apo keq. Sipas specialistëve disa produkte ndalohet të vendosen në frigorifer. Cilat janë ato?

Buka

Shumë njerëz e mbajnë bukën në frigorifer me qëllim që të mos myket. Por, nuk e dinë se ky veprim përshpejton dehidratimin, duke e bërë atë të ngrurtë. Më e këshillueshme do të ishte vendosja në ngrirje, për jo më shumë se 48 orë.

Shalqiu

Kush është ai që pasi ka shijuar një thelë shalqi të ftohtë me pakëz djathë është penduar se përse e kishte vendosur në frigorifer?! Shalqiu i ftohtë mund të jetë “i lakumueshëm” për shijuesit e llojit, por, jo dhe aq i shëndetshëm. Ekspertët rekomandojnë ruajtjen e tij në vend të errët e të thatë, dhe jo në frigorifer, pasi vetëm kështu do të ruhen të gjitha vlerat ushqyese (lycopene dhe beta-carotene) që ai përmban.

Kafja

As kafja kokërr dhe as ajo e bluar nuk duhet të mbahen në frigorifer. Kanë vetinë  e përthithjes së erërave, gjë që nxit humbjen e aromës dhe shijes fillestare të saj.

Bananet

Bananet piqen ngadalë në temperatura të ulëta. Fakt që do të thotë se vendosja e tyre në frigorifer do të ndalojë procesin e pjekjes. Automatikisht ato do të bëhen të qullta, pa shije dhe me më pak vlera ushqyese.

Domatet

Ruajtja në frigorifer mund të ndihmojë në parandalimin e pjekjes së mëtejshme, por, në të njëjtën kohë, do t’i bëjë ato të vyshken më shpejt, duke humbur kështu lëngjet që përmbajnë.

Erëzat e freskëta

Erëzat e freskëta si nenexhiku dhe majdanozi duke qenë se absorbojnë lehtësisht çdo aromë mjedisi, vendosja në frigorifer do të tjetërsojë shijen e tyre. Për këtë arsye, ruajini diku tjetër dhe jo aty./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top