You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » CILAT RRUDHA ZHDUKË NË 3 JAVË VAJI I STRUCIT?

CILAT RRUDHA ZHDUKË NË 3 JAVË VAJI I STRUCIT?

vaj-struci-per-heqje-rrudhash-gjithçka-mbi-femrat-floket-fytyrën-trupin-lorena-stroka-këshilla-maska-sekrete-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Megjithëse shfaqja e rrudhave në fytyrë dhe qafë është një proces i pashmangshëm për secilin/ën prej nesh, trajtimi në kohë, gjithmonë në mënyrë natyrale, mund të përmirësojë dukshëm pamjen e tyre përfundimtare.

Aplikimi i vajrave antirrudhë gjithëherë ka kontribuar në këtë drejtim. Kësaj rradhe, nuk do të flasim për ato që ju tashmë i njihni shumë mirë, pasi i përdorni në shumicën e recetave të bukurisë, por, për një tjetër lloj vaji, më pak i njohur.

Vaji i strucit, i njohur ndryshe dhe si “Mbreti i Vajrave”, depërton në të gjitha shtresat e lëkurës, ka veprim anti-inflamator dhe plagë-shërues.

Është vërejtur se aplikimi i përditshëm i vajit të strucit në pjesën e qafës, mund të përmirësojë apo eleminojë brenda 3 javëve shenjat e plakjes, domethënë rrudhat.

Ia vlen të përmendet se ky lloj vaji nuk shkakton alergji apo efekte anësore. Përthithet lehtë, duke e lënë lëkurën të pastër e të thatë (në kuptimin e mirë të fjalës). Parandalon zhvillimin e bakterieve, gjithashtu mund të përdoret edhe si mbrojtës kundër rrezeve të diellit./albstroka.com/

*vaji i strucit bën mrekullira në heqjen e strijave dhe shkëlqimin e flokëve…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top