You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » CILAT POZICIONE ZGJEDHIN MESHKUJT NË SEKS?

CILAT POZICIONE ZGJEDHIN MESHKUJT NË SEKS?

Nga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Disa meshkuj janë kaq tradicionalë dhe të vendosur në ato që besojnë, sa as në seks nuk ndryshojnë pozicion. Gjithsesi akoma dhe brenda kësaj monotonie, nëse mund të quhet kështu, ka disa pozicione që u pëlqejnë disi më shumë se të tjerat.

Sipas një studimi të kryer nga terapistja amerikane, Ian Kerner, qëndrimi më i njohur, por, dhe më i përhapur njëkohësisht në lidhje me seksin është ai i misionarit, gjatë të cilit mashkulli demonstron fuqinë, dinamizmin, madhështinë dhe superioritetin e tij.

Pikat të cilat tërheqin më shumë meshkujt janë gjoksi, kofshët, mollaqet (prapanica) dhe pastaj këmbët…

albstroka-seksologji-lorena-stroka-gazetareLart-poshtë…

Një tjetër qëndrim (pozicion) në seks është i ashtëquajturi para-pas, gjatë të cilit femra ka dorën e sipërme, zotëron mashkullin në mënyrën e vet, duke  e bërë kontaktin intim të hyjë në një dimension të ri, pa asnjë mundësi mëdyshjeje. Po ta mendoni mirë, ky qëndrim është në favorin e mashkullit, sepse lodhet më pak dhe kënaqet më shumë.

Me ndihmën e karriges…

E kush është ai mashkull që nuk do të pasionohej, rrëmbehej nga një kërcim sensual i partneres erotike. Mos nguroni, të hiqni ngadalshëm të brendshmet seksi para tij, duke provuar të bëni hapje horizontale dhe vertikale këmbësh, në mjedis gjysmë të ndriçuar, (në qoftë se fiziku juaj nuk është i duhur për një shfaqje të tillë, më mirë harrojeni, para se të bëheni anekdotë në bisedat e meshkujve).

Pozicioni… kokëposhtë!

Ky është një prej qëndrimeve që nuk ju lejon të keni kontakt vizual me njëri-tjetrin. Kjo mënyrë e të bërit seks, është ndër më të mirat, për arsye se ju çliron nga çdo ndjesi turpi apo pasigurie vetjake. Fare lehë mund ta super-oralizoni shpejtësisht, nxehtësisht dhe disa herë rradhazi, pa menduar se kjo që bëni mund të cilësohet si një veprim që bie në kundërshti me rregullat e “moralitetit…”/albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top