You Are Here: Home » Mjekësi » CILAT KOMBINIME USHQIMESH SHKAKTOJNË ENJTJE BARKU DHE MBAJTJE LËNGJESH?

CILAT KOMBINIME USHQIMESH SHKAKTOJNË ENJTJE BARKU DHE MBAJTJE LËNGJESH?

albstroka-blog-ushqimet-qe-shkaktojne-fryrje-barku-dhembajtje-lengjesh-shkrime-nga-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-perkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Siç e dini ka disa ushqime të cilat shkaktojnë enjtje barku dhe mbajtje lëngjesh. Këto janë kryesisht ato që përmbajnë sasi të lartë kripe, por edhe pijet e buta. Si duket, përveç këtyre, ka edhe kombinime të tjera ushqimesh që mund të shkaktojnë të njëjtat probleme, megjithëse nuk përmbajnë kripë. Në mënyrë të veçantë:

Qumësht dhe amidon

Pica është një prej ushqimeve që bën pjesë në këtë kategori. Produktet bulmetore përmbajnë laktozë dhe për shumicën e njerëzve janë relativisht të patretshme. Nëse shtoni dhe amidon, atëherë, procesi i tretjes bëhet akoma më i vështirë. Lini mënjanë bukën dhe mundohuni të kombinoni produktet e qumështit me perime, kryesisht pak të hidhura, p.sh. me spinaq, rukola, rradhiqe. Një sallatë me spinaq dhe pakëz djath manouri është zgjedhja më ideale për lehtësimin e procesit të tretjes.

Fruta dhe proteina apo amidon?

Frutat përmbajnë fruktozë dhe zakonisht nevojitet pak kohë për tretjen e tyre. Por, kur konsumohen bashkë me proteinat (si p.sh. vezët), ose pas buke si ëmbëlsirë, atëherë efekti nuk është më njëlloj i tretshëm. Kjo është arsyeja pse në shumicën e programeve ushqyese, ajo që ekspertët këshillojnë është që konsumi i frutave të bëhet gjithmonë një orë pas buke.

Proteina me proteina

Dy lloje të ndryshme proteinash shkaktojnë veç efekt mostretës. Kurrë mos konsumoni bashkë mishin me peshkun. Në qoftë se mësoheni të konsumoni sallatë pule me fasule, përveç fryrjes së barkut nuk do të arrini asgjë tjetër. Proteinat, edhe pse janë ideale për humbje peshe, treten shumë ngadalë. Për shembull, legumet, të cilat për shkak të fibrave bimore krijojnë fryrje/enjtje, është mirë që të mos kombinohen me proteina të tjera./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top