You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » CILAT JANË SEKRETET E BUKURISË SË AZIATIKEVE?

CILAT JANË SEKRETET E BUKURISË SË AZIATIKEVE?

ALBSTROKA-BLOG-CILAT-JANE-SEKRETET-E-BUKURISE-SE-AZIATIKEVE-SHKRIME-RECETA-KESHILLA-BUKURIE-NGA-LORENA-STROKA-BIOGRAFIA© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ndonjëherë “trafiku i informacionit” të tepërt  shkakton më shumë ngatërresë se sa ndihmesë. Më së shumti është një nxitës i heshtur gabimesh se sa ndreqës i tyre. Përdorimi i njëkohshëm i produkteve të bukurisë, (kryesisht kur ato rekomandohen nga persona  që janë mosnjohës të llojit), mund të krijojë dëmtime të reja, ose përkeqësim të gjendjes së mëparshme. Ndaj bëni kujdes në marrjen e këtyre udhëzimeve nga persona anonimë.

Sot do të flasim për sekretet e bukurisë së aziatikeve, të cilat  vijojnë të ndjekin besnikërisht këshillat e gjysheve dhe stërgjysheve të tyre, duke mos u ndikuar aspak nga prirjet e reja kozmetike. Ja disa prej tyre:

Soja

Është i vetmi ushqim bimor që përmban 22 aminoacidet më të domosdoshme për organizmin tonë. Soja, e cila filloi të kultivohej në Kinë rreth 5000 vjet më parë, është cilësuar si një prej përbërësve më të dobishëm të bukurisë. Në mënyrë të veçantë, ajo përmban: kalcium, hekur, zink, magnez, vitaminë B, acid folik, isoflavone.

Isoflavonet të cilat i gjejmë në formulime të ndryshme anti-plakjeje, veçanërisht për moshat mbi 40 vjeç, janë fitoestrogjene që  ofrojnë lehtësim nga simptomat e menopauzës, të cilat mes shumë të tjerash reduktojnë trashësinë e lëkurës, varin formën ovale të fytyrës, zvogëlojnë elasticitetin, shkaktojnë dehidratim, thatësi, rrudha të thella etj., etj.

Bambuja

Si një simbol i Feng Shui-t, tërheq fatin e mirë, lumturinë dha pasurinë. Ndërsa si përbërës kozmetik, favorizon shëndetin  e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Silici i bambusë ndihmon në përthithjen e mineraleve të tjera (kalciumit, kaliumit, magnezit), nxitë formimin e kolagjenit si dhe forcon flokët e thonjtë.  Gjithashtu, mbështetë sintezën e glycosaminoglycans, të cilat janë të nevojshme për hidratimin e duhur të lëkurës. Së fundi, ekstrakti dhe pluhuri i bambusë absorbojnë yndyrën e tepërt si dhe zbusin llojet e lehta të ekzemës dhe psoriazës.

Orizi

Megjithëse dobitë kozmetike të orizit u zbuluan në shek. 16-të. historia e tij daton shumë më herët. Në Bali konsiderohet si mishërimi i perëndeshës së jetës dhe pjellorisë, Degui Sri. Në Kinë, gërmimet arkeologjike zbuluan se orizi konsumohej 7000 vjet më parë. Në Europë, u importua nga ushtarët e Aleksandrit të Madh. Në japoni, geishat e përdornin orizin e bluar në vend të pudrës, në mënyrë që të kishin fytyrë sa më të bardhë. Enzimat e tij, përveç pastrimit të butë që ofrojnë, kontribuojnë në trajtimin e inflamcionit të puçrrave të fytyrës, ndërsa vaji i fituar nga krundja e orizit – është i pasur me vitaminë E, acide yndyrore, antioksidantë. Gjithashtu, ka veti të shkëlqyera antirrudhë, zbutëse, hidratante dhe lëmuese.

Xhenseni

Xhenseni është një prej komponentëve më themelorë të mjekësisë kineze. Lista e përfitimeve është mjaft e gjatë:

  • Përforcon sistemin vetëmbrojtës
  • Rrit rezistencën ndaj infeksioneve dhe ndhmon në shërimin e shpejtë
  • Përmirëson nivelet e energjisë tek të moshuarit me sëmundje kronike
  • Përforcon kujtesën dhe përqëndrimin
  • Zbutë shenjat e depresionit
  • Përmirëson performancën e meshkujve në shtrat

Lidhur me vetitë kozmetike:

  • Ndihmon në qarkullimin e  mirë të gjakut, oksigjenimin e lëkurës
  • Ka veprim anti-inflamator, vret bakteret që shkaktojnë puçrra fytyre
  • Lufton enjtjen e syve, shenjat e lodhjes
  • Rrit energjinë, ripërtërin lëkurat e plakura./albstroka.com/

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top