You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » HISTORIA E QYTETËRIMEVE TË PËRMBYTURA

HISTORIA E QYTETËRIMEVE TË PËRMBYTURA

albstroka-blog-qytete-nen-uje-shkrime-nga-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Besoj se të gjithë e keni dëgjuar historinë e Atlantidës, e qytetit të lashtë që u zhduk në oqean pa nam e nishan! Fat të ngjashëm me të patën dhe disa qytete të tjera, por, me një ndryshim thelbësor: pas përmbytjes si pasojë e katastrofave natyrore, u arrit zbulimi i mbetjeve të tyre historike. Njihuni me disa prej tyre:

Dwarka, pranë gjirit Combay

Qyteti pranë gjirit Combay besohet se i përkiste Lordit Krishna. Sipas legjendës, menjëherë pas vdekjes së tij, qyteti u rrënua në mënyrë të mistershme. Rrënojat e këtij qyteti gjenden 131 metra nën sipërfaqen e oqeanit, dhe konsiderohet si një prej shtatë qyteteve më të vjetra të Indisë. Përveç kësaj, studimet më të fundit akustike kanë treguar se mbetjet janë tepër gjeometrike!

Piramidat e Yonaguni Jima, Japoni

Nuk dihet me siguri nëse këto piramida janë produkt i natyrës apo të ndërtuara nga dora e njeriut. Duket se ky qytet daton që nga viti 4000 p.e.r,. kur niveli i ujit ishte ende i ulët dhe mundësia e ndërtimve të tilla pjesërisht e pranueshme.

Struktura e piramidave është kaq e përsosur gjeometrikisht, sa duket e pamundur të jenë gdhendur nga natyra!

Mbretëria Dian, Kinë

Për shumë kohë, kur uji ishte i qetë, banorët kishin parë një qytet-fantazmë, derisa një ditë prej ditësh, arkeologët bënë të mundur zbulimin e mbeturinave të një qyteti të fundosur. Falë një prove me ndihmën e karbonit u përcaktua kronologjia e përmbytjes, rreth 1.750 vjet më parë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top