You Are Here: Home » Mjekësi » CILAT JANË HORMONET E PJESËS SË PËRPARME TË HIPOFIZËS?

CILAT JANË HORMONET E PJESËS SË PËRPARME TË HIPOFIZËS?

ALBSTROKA-HORMONI-I-RRITJES-LORENA-STROKA-SHKRIMEAdenohipofiza (pjesa e përparme e hipofizës) krijon dhe sekreton disa hormone të caktuara, të cilat sipas veprimit, mund të ndahen në tri grupe: hormone somatotrope – hormone të rritjes, stimuline – hormonet që stimulojnë funksionin endokrin të gjendrave të tjera endokrine dhe lipotrofe.

Sipas strukturës kimike të gjitha hormonet e adenohipofizës janë të natyrës peptidike ose proteinike, përkatësisht glukoproteide. Në adenohipofizë krijohen dhe sekretohen 6 hormone. Këto janë: hormoni i rritjes – somatotropina ose kresicina, hormoni tirostimulues – hormoni tireotrop, hormoni adenokortikotrop, hormoni foikostimulues, hormoni lutenizues dhe prolaktina.

Hormoni i rritjes ka ndikim të caktuar në inde të ndryshme. Të gjitha hormonet e tjera të adenohipofizës stimulojnë dhe rregullojnë sekretimin e gjëndrave të tjera endokrine. Hormonet flikulostimuluese rregullojnë sekretimin e gonadave (gjëndrave seksuale mashkullore dhe femërore). Për këtë arsye, këto hormone quhen gonadostimulinat. Kjo gjendër tek mashkulli është testisi ndërsa tek femra është ovariumi./wikipedia/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top