You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » CILAT GJËRA I SHQETËSOJNË MË SHUMË NJERËZIT NË LIDHJE ME JETËN E TYRE?

CILAT GJËRA I SHQETËSOJNË MË SHUMË NJERËZIT NË LIDHJE ME JETËN E TYRE?

albstroka-reviste-shqiptare-lorena-stroka-gazetare-artikullshkruese-poete-perkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Sipas një hulumtimi të kryer në Britaninë e Madhe, në të cilin morën pjesë gati 2000 mijë vullnetarë (Britanikë dhe Europianë), u vërejt se 42% e të pyeturve ndihen të pakënaqur nga vetja dhe se gjërat që i shqetësojnë më shumë në lidhje me jetën e tyre janë:

20. Shkalla e kriminalitetit në zonën ku ata jetojnë.

19. Shëndeti i kafshëve të tyre shtëpiake.

18. Shtrenjtësia e rrobave që ata veshin.

17. Synimet në jetë dhe takimet profesionale.

16. Mëdyshja nëse janë prindër të mirë për fëmijët e tyre.

15. Marrëdhëniet e prishura me miq dhe të afërm.

14. Gjetja e një partneri të përshtatshëm/apo nëse ai që kanë është i duhuri.

13. Nëse partneri i tyre ende i do.

12. Nëse janë apo jo tërheqës.

11. Gjetja e një pune të re.

10. Të ndjerët të pakënaqur.

9. Shlyerja e qerasë së shtëpisë.

8. Rënia e gjendjes së tyre fizike.

7. Shfaqja e rrudhave të plakjes.

6. Punësimi i pasiguruar.

5. Borxhet ndaj bankave.

4. Mënyra e ushqyerjes së tyre.

3. Nivelet e ulta të energjisë.

2. Të ardhurat ekonomike në të ardhmen.

1. Plakja, kalimi i moshës./albstroka.com/

Përsa i përket metodologjisë së hulumtimit. 2000 të anketuarve iu dha një listë me 30 shqetësime të zakonshme, prej të cilave u kërkohej të zgjidhnin ato që ata i konsideronin më serioze./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top