You Are Here: Home » Mjekësi » CILA PIJE PËRMIRËSON FUNKSIONIN NEUROLOGJIK TË TRURIT DHE KUJTESËN?

CILA PIJE PËRMIRËSON FUNKSIONIN NEUROLOGJIK TË TRURIT DHE KUJTESËN?

ALBSTROKA-BLOG-CILA-PIJE-PERMIRESON-KUJTESEN-DHE-FUNKSIONIN-NEUROLOGJIK-TE-TRURIT-SHKRIME-NGA-LORENA-STROKA-GAZETARENga Lorena Stroka

Është i shijshëm, i shëndetshëm dhe mund të konsumohet në çdo orë të ditës, madje sipas hulumtimeve më të fundit dëshmohet se falë disa përbërësve të tij është shumë i dobishëm dhe për trurin!

Vetëm gjysmë ore pas konsumit të kësaj pijeje rritet ndjeshëm aktiviteti neurologjik i trurit, gjë që rezulton në përmirësimin e performancës së kujtesës, si dhe në procesin e vendimmarrjeve.

Sipas një studimi të ri të kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Newcastle-it, veprimtaria e trurit intensifikohet në shkallë të kënaqshme gjysmë ore pas konsumit të çajit jeshil ose të zi!

Hulumtuesit nuk shpjegojnë arsyet se pse vërehen ndryshimet e mësipërme, gjithsesi, provat kërkimore në dispozicion tregojnë rolin e rëndësishëm të flavonoideve, disa antioksidantëve që përmban çaji.

Në kuadër të kërkimeve të mëparshme, shkencëtarët kanë gjetur se flavonoidet ndihmojnë në kontrollin më të mirë të inflamacioneve, kontribuojnë në funksionin e duhur të enëve të gjakut si dhe pengojnë ngushtimin e arterieve.

Për të arritur në këto përfundime, shkencëtarët shqyrtuan valët e trurit të një grupi të vogël vullnetarësh, ku dhe vërejtën përmirësim të funksionit të trurit, kujtesës, procesit të përgjithshëm të arsyetimit dhe niveleve të vigjilencës./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top