You Are Here: Home » Mjekësi » NË Ç’ORË NUK DUHET TË KONSUMOJMË KAFE DHE PSE?

NË Ç’ORË NUK DUHET TË KONSUMOJMË KAFE DHE PSE?

albstroka-blog-ne-çfare-ore-nuk-duhet-te-konumojme-kafe-dhe-pse-shkrime-nga-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-shqiptareNga Lorena Stroka

Pjesa dërrmuese e njerëzve anembanë botës e nis ditën me kafe, ankesa dhe shumë ankth për angazhimet vijuese. Një rutinë e trashguar, e cila sa vjen e përkeqësohet…

Sipas kanalit shkencor ASAP, koha më e papërshtatshme për të konsumuar kafe është mëngjesi, për shkak të vlerave të larta të kortizolit në trupin e njeriut, kryesisht gjatë asaj ore.

Kjo do të thotë se konsumi i kafesë në këtë kohë krijon dy probleme madhore: Së pari, kafeina ndikon prodhimin e kortizolit në organizëm, një hormoni që lirohet si “përgjigje” ndaj stresit dhe niveleve të ulta të glukozës në gjak. Kështu, trupi prodhon më pak kortizol dhe bazohet më shumë te kafeina për të plotësuar mangësinë. Së dyti, të gjithë ata që konsumojnë kafe në mëngjes, pa e ditur, rrisin rezistencën e trupit ndaj kafeinës, për shkak të të lartpërmendurave.

Pas të gjitha këtyre, mendoj se ka ardhur koha që popullsia botërore të ndryshojë zakon. Sipas specialistëve, ora më e mirë për të pirë kafe, apo konsumuar produkte me kafeinë është 10 e mëngjesit ose 2-5 pas dreke./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top