You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » CILA ËSHTË BIMA QË ZMADHON PENISIN NË MËNYRË NATYRALE?

CILA ËSHTË BIMA QË ZMADHON PENISIN NË MËNYRË NATYRALE?

Nga Lorena Stroka

Zhvillimi i penisit para lindjes dhe deri në fund të pubertetit, ndikohet në masë të madhe nga hormoni i testosteronit, dhe më pak nga hormoni i rritjes (GH). Në rast se mikrofalia diagnostikohet në foshnjëri, mjekët rekomandojnë ndjekjen e një kure të përbërë nga këto dy hormone, për një periudhë të shkurtër kohore (rrallë herë mbi 3 muaj), e cila nxit në njëfarë mënyre rritjen  e organit gjenital.

Sipas specialistëve organi mashkullor rritet deri në moshën 17 vjeç, pas asaj periudhe, nuk konstatohet më asnjë lloj zhvillimi. Djemtë që janë nën këtë moshë, kanë shumë gjasa të zmadhojnë përmasat e organit të tyre seksual përmes procesit të masturbimit kronik, 1-2 herë në ditë. Të tjerët, të cilët nuk arritën madhësinë e dëshiruar, nuk kanë asnjë arsye pse të mos ndihen mirë, pasi falë një bime specifike, tani mund të vërejnë përmirësim të dukshëm, sa në madhësi, po aq dhe në fortësi.

albstroka-seksologji-si-te-rrisni-penisin-shkrime-nga-lorena-stroka-biografiaMuira puama është ekstrakti i një bime të quajtur Ptychopetalum olacoides, një peme të vogël që kultivohet në Brazil. Gjethet e së cilës janë të vogla, të gjelbra në sipërfaqe, dhe kafe e errët në pjesën e poshtme. Lëvorja dhe rrënjët e kësaj bime, mblidhen dhe përdoren për përgatitjen e disa produkteve bimore. Ato përmbajnë një zinxhir të gjatë acidesh yndyrore, sterole, kumarin, lupeol dhe alkaloidë muirapuamine. Në pamundësi të gjetjes së kësaj bime, është zbuluar edhe një lloj tjetër, thuajse identike, Ptychopetalum uncinatum, me të vetmin dallim se ka një koncetrim më të ulët të lëndës kimike, luepolit.

Rrënja dhe lëvorja përdoren për trajtimin e shumë sëmundjeve. Pas një hulumtimi të kryer në vitin 1990 nga Zak Waynsberg , në Institutin e Seksologjisë (Paris), u vërejt se 62% e meshkujve që u trajtua me Muira Puama, shfaqi rritje të ndjeshme të organit gjenital dhe më shumë dëshirë për marrëdhënie seksuale.

Çfarë duhet të bëni?

Procesi është mjaft i lehtë. Një një xhezve zieni për rreth 15 minuta, në zjarr të ulët ,1 lugë gjelle lëvore ose rrënjë muira puama dhe pastaj konsumojeni në formë çaji.

Studime të panumërta kanë dëshmuar se ekstrakti i bimës në fjalë, ka efekt rritës, tonik dhe çlodhës. Në përgjithësi, përmirëson gjendjen shpirtërore si dhe relakson kapilarët që bartin gjakun në penis, duke nxitur kështu procesin e ngrerjes.

Duke qenë se efektet e bimës në fjalë janë tepër pozitive për të dyja gjinitë, nuk janë të pakta dhe femrat që e preferojnë atë. Përdorimi i saj nuk këshillohet për gratë shtatzënë, si dhe personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme shpirtërore/mendore, pasi shkakton shqetësim dhe ankth./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top