You Are Here: Home » Mjekësi » CILA ERËZË “RIPARON” DËMTIMET E TRURIT?

CILA ERËZË “RIPARON” DËMTIMET E TRURIT?

cila-ereze-riparon-demtimet-e-trurit-albstroka-blog-shkrime-nga-lorena-stroka-biografia-jeteshkrimiNga Lorena Stroka

Erëzat nuk shtojnë vetëm shijen dhe aromën e gjellërave, por, dhe dobitë që i sjellin shëndetit tonë. Sipas një studimi të ri gjerman, të botuar në revistën Stem Cell Research and Therapy, është gjetur  se një erëzë e njohur mund të përforcojë ndjeshëm trurin si dhe të ndihmojë në “riparimin” e tij.

Sipas hulumtimit të kryer në minj, një përbërësi i vlefshëm që gjendet te kurkuma (rizoma e verdhë), nxitë rritjen e qelizave që i përkasin… “repartit të riparimeve” të trurit tonë.

Hulumtuesit besojnë se ky zbulim do të hapë rrugën për përgatitjen e barnave që do t’u vijnë në ndihmë personave që vuajnë nga Alzheimer-i apo kanë pësuar goditje truri.

Natyrisht do të nevojiten studime të mëtejshme për konstatimin e efektit përfundimtar të këtij përbërësi  tek truri i njeriut. Deri tani, rezultatet e para janë mjaft të kënaqshme./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top