You Are Here: Home » Mjekësi » ÇFARË USHQIMESH DUHET TË KONSUMONI PËR NDËRTIMIN DHE RRITJEN E KOLAGJENIT?

ÇFARË USHQIMESH DUHET TË KONSUMONI PËR NDËRTIMIN DHE RRITJEN E KOLAGJENIT?

albstroka-blog-ushqimet-qe-rrisin-kolagjenin-shkrime-nga-lorena-stroka-shkrimtare-gazetare-perkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Kolagjeni është një proteinë natyrale fijore, tepër e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe vitalitetit të indit lidhor. E gjejmë pothuajse tek të gjitha organet e trupit si: kockat, lëkura, tendonet, ligamentet, kërcet. Kombinohet më së shumti me elastinën (një tjetër proteinë strukturore që ndihmon në mirëmbajtjen e elasticitetit të indit lidhor). Kolagjeni shkatërrohet kryesisht nga proceset inflamatore, si dhe përbërja e tij në trup varet plotësisht nga sasisa e aminoacideve.

Fibrat e kolagjenit prodhohen me ndihmën e dy aminoacideve themelore, lisinën dhe prolinën, si dhe nga vitamina C.

Aminoacidet: Prodhimi i kolagjenit tek indi lidhor i trupit varet nga vlerat e mjaftueshme të aminoacideve. Ka nëntë aminoacide thelbësore, të cilat nuk vetë-prodhohen nga trupi, por, fitohen përmes ushqyerjes së përzgjedhur. Burimet më të mira për marrjen e këtyre aminoacideve të domosdoshme janë: mishi i pulave, peshku, djathi, qumështi dhe vezët.

Lisina dhe prolina: Fibrat e kolagjenit përbëhen kryesisht nga hidroksilisina dhe hidroksiprolina. Edhe pse deri më tani, nuk ka kurrkund prova të mjaftueshme shkencore për produktet me këta përbërës, dhe rritjen e sintezës së kolagjenit, besohet se ushqimet me përmbajtje të lartë aminoacidesh favorizojnë formimin e kolagjenit. Lisina është një aminoacid i rëndësisëm që duhet marrë përmes ushqyerjes. Ndërsa, prolina, nga ana tjetër, është një aminoacid jo thelbësor, që mund të prodhohet nga trupi. Burime të mira për marrjen e lisinës janë: mishi pa dhjamë dhe bishtajoret. Për përmirësimin e sintezës së kolagjent rekomandohet konsumi i të bardhës së vezës dhe embrioni i grurit.

Anthocyanidins: Ky lloj bioflavonoidesh është dëshmuar se lidh fibrat e kolagjenit, si dhe mbështet indin lidhës të mitrës së gruas. Anthocyanindins i gjejmë më së shumti tek ushqimet e kuqërremta dhe ato ngjyrë vjollcë, si: qershitë, manaferrat, luleshtrydhet etj. Ato rrisin vlerat e vitaminës C në qeliza, ju mbrojnë nga radikalet e lira, si dhe kontribuojnë në parandalimin e shkatërrimit të kolagjenit të lëkurës dhe indeve lidhore.

Përbërës të tjerë ushqyes: Vitamina C dhe bakri janë veçanërisht të rëndësishme për prodhimin e kolagjenit dhe riparimin e indeve. Për këtë arsye, specialistët rekomandojnë konsumin e produkteve me përmbajtje të lartë të vitaminës C, si: spinaqit, brokolit, lakërishteve, portokajve, specave, pjeprave dhe luleradhiqeve./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top