You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ÇFARË TË PËRDORNI PËR BAZË KREMI, DYLL BLETE, LECITHIN, APO TË DYJA BASHKË? (EKSKLUZIVE)

ÇFARË TË PËRDORNI PËR BAZË KREMI, DYLL BLETE, LECITHIN, APO TË DYJA BASHKË? (EKSKLUZIVE)

lecithini-albstroka-lorena-stroka-receta-maska-keshilla-sekrete-bukurie© Lorena Stroka

Hi again…

Për sa i përket produkteve kozmetike, lecithinin e gjejmë në trajtë të lëngshme dhe ngjyrë të artë – lecithini i sojës është një agjent emulsues, tepër i njour për vetitë zbutëse që ka. Falë strukturës së tij të veçantë kimike, vepron si emulsues natyror duke tërhequr në mënyrë të kombinuar çdo element yndyror dhe ujor. Përdorimi i lecithinit në kremra, kryesisht në përputhje me dyllin e bletës, ndihmon në trashësinë e masës së kremit, duke e bërë akoma më të lakmuar, sidomos në ato raste ku vërehet thatësi instensive e lëkurës.

Lecithini është një përbërës që nuk duhet përdorur në sasi të mëdha, pra, nuk duhet të kalojë 3% të recetës. Procesi i emulsifikimit nuk është aspak i thjeshtë, nevojitet shumë kohë dhe eksperimentim për të pasur rezultatin e duhur. Do t’ju rekomandoja ta kombinonit me një emulsues të qëndrueshëm për efekt sa më të mirë e të saktë.

Këshillë: Provoni të zëvendësoni dyllin e bletës me lecithin (p.sh. për një recetë që nevojitet 40 gr dyll, përdorni vetëm 20 gr, pjesën tjetër zëvendësojeni me lecithin)./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top