You Are Here: Home » Kuriozitete » Çfarë simbolizojnë ngjyrat?

Çfarë simbolizojnë ngjyrat?

Nga Lorena Stroka

Ngjyrat zbulojnë psikologjinë dhe stimulojnë shqisat tona. Siç e keni vënë re, zgjedhja e një ngjyre lidhet direkt me gjendjen tonë sa psikologjike po aq dhe fizike. Terapia me ngjyra mund të na ndihmojë në përmirësimin e problemeve mendore dhe fizike. Ngjyrat ndikojnë në shpirt, stimulojnë ekzistencën tonë. Rëndësi të madhe kanë ngjyrat në mjedisin rrethues sa në shtëpi po aq edhe në punë, ngjyrat e mureve, ngjyrat e rrobave, ngjyrat e çarçafëve, ngjyra e llampës etj. Por çfarë simbolizon secila prej ngjyrave?

Ngjyra e kaltër të zbutë dhe relakson. Shprehë besim, qetësi, paqe, arsyetim dhe ndërgjegje.

Ngjyra e gjelbërt tregon optimizëm, forcë dhe qëndrueshmëri. Përfaqëson harmoninë, shpresën, relaksimin dhe ekuilibrimin.

Ngjyra portokalli funksionon si faktor antidepresiv dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

E kuqja aktivizon pesë shqisat dhe krijon dëshirë për veprim. Simbolizon forcën, mbijetesën, zemërimin, dhe pasionin për komunikim.

E verdha stimulon mendjen, simbolizon optimizmin, besimin, mirëkuptimin, dhe krijimtarinë.

Ngjyra rozë ndihmon në balancimin e emocioneve.

E bardha simbolizon pastërtinë, sinqeritetin, ndershmërinë, mirësinë dhe paqen.

Ngjyra kafe ofron relaksim…

Së fundi, e zeza përthithë energjinë rrethuese. Shpreh frikë, depresion dhe indiferencë. Që të dëboni ankthin por edhe humorin melankolik, zgjidhni për shtëpinë dhe kuzhinën tuaj kryesisht ngjyra të ndezura që i falin mjedisit atmosferë të ngrohtë. Pra, shtoni sa më shumë ngjyra në jetën tuaj, me qëllim që të jeni të lumtur e të qeshur./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top