You Are Here: Home » Mjekësi » ÇFARË SËMUNDJESH SHËRON POLENI?

ÇFARË SËMUNDJESH SHËRON POLENI?

ÇFARE-SEMUNDJESH-SHERON=POLENI-ALBSTROKA-BLOG-SHKRIME-NGA-LORENA-STROKA-GAZETARE-POETE-SHKRIMTARE-PERKTHYESE-SHQIPTARENga Lorena Stroka

Sipas specialistëve të llojit, poleni i bletëve përmban vlera të veçanta ushqyese për shëndetin e njeriut. Është i pasur me një gamë të gjerë proteinash, aminoacidesh, sheqernash, yndyrnash dhe është mëse ideal për tonifikimin e trupit.

Polenin e mbledhur nga lulet, bletët e ruajnë në hojëzën pranë pasardhësit për ta ushqyer, ndërkohë që shtojnë dhe substanca të tjera të vetë-prodhuara… Në fund të verës, bletarët mbledhin polenin me ndihmën e kurtheve brenda hojëzave.

Efekti i polenit nuk është i njëjtë tek të gjithë. Shumë studime shkencore kanë dëshmuar se mund të ndihmojë në kurimin e prostatës tek meshkujt mbi 45 vjeç, si dhe të ofrojë rezultatete të mira tek personat anoreksikë apo me anemi. Disa vende si: Franca, Rusia dhe Amerika Latine po kryejnë kërkime specifike mbi efektet terapeutike të produkteve të bletëve.

Shija e polenit nuk është konstante, ndryshon nga viti në vit në varësi të luleve prej të cilave e mbledhin bletët. Doza e rekomanduar ditore për të rriturit është 1 lugë gjelle, ndërsa për fëmijët 1 lugë çaj. Në të kundërt me pelten mbretërore, mund të konsumohet bashkë me kos ose të shtohet në ndonjë lëng frutash. Poleni duhet të mbahet në frigorifer, dhe për më gjatë në ngrirje./albstroka.com/Konsumi i polenit nuk rekomandohet për personat alergjikë.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top