You Are Here: Home » Mjekësi » ÇFARË NDODH NË ORGANIZMIN TUAJ SA HERË QË PINI NJË BIRRË?

ÇFARË NDODH NË ORGANIZMIN TUAJ SA HERË QË PINI NJË BIRRË?

efekti-i-birres-ne-trup-albstroka-blog-facebook-lorena-stroka-gazetare=shkrimtare-poete-perkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Birrat janë ndër pijet më të pëlqyera, kryesisht gjatë muajve të verës. Për shkak të përmbajtjes së ulët të alkoolit, shpesh konsumohen në sasi të mëdha.

Nga shumëkush janë cilësuar si pijet më të shëndetshme në krahasim me pijet e tjera alkoolike. Hulumtime të ndryshme kanë treguar se konsumi i moderuar i tyre, ju mbron nga Alzheimer-i, sëmundjet e kockave, diabeti etj., etj.

Po çfarë ndodh në të vërtetë sa here që ju pini një birrë? Sipas alcoholgifts efekti i birrës nuk është dhe aq pozitiv sa besohet gjerësisht…

Në mënyrë të veçantë, pesë minuta pas pirjes së një gllënjke birrë, alkooli përthithet menjëherë nga gjaku dhe fillon të qarkullojë në të tërë organizmin, duke ndikuar kështu mendjen dhe muskujt tuaj.

Në 10 minuta, pasi trupi e identifikon alkoolin si “helm”, përpiqet ta shpërbëjë e sekretojë nga organizmi sa më shpejt është e mundur përmes procesit të urinimit. 45-90 minuta pas konsumit të birrës, vlerat e alkoolit në gjak janë tejet të larta.

Dhe brenda 24 orëve, efektet e para negative të alkoolit si: dhimbjet e kokës, marramendjet, etja, zbehja e lëkurës, dridhjet e trupit dhe dehidratimi duken mëse qartë.

Rrjedhimisht, për shmangien e pjesës më të madhe të simptomave të lartpërmendura, specialistët këshillojnë që para pirjes së birrës është mirë të konsumohet ushqim, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrihet pengimi i përthithjes së menjëhershme të alkoolit nga gjaku./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top