You Are Here: Home » Mjekësi » ÇFARË ËSHTË SOMATOTROPINA?

ÇFARË ËSHTË SOMATOTROPINA?

somatotropina-albstroka-blog-shkrime-nga-lorena-stroka-te-reja-nga-mjekesiaNga Lorena Stroka

Somatotropina – e njohur ndryshe si hormoni i rritjes, krijohet në qelizat e adenohipofizës. Sipas strukturës kimike është polipeptid dhe ka rol të shumëfishtë në organizëm. Ky hormon, përmes nxitjes së proteinave, përshpejton zgjatimin e eshtrave. Është vërejtur se sekretimi i tepërt i këtij hormoni në fëmijëri, mund të shkaktojë gjigantizëm, ndërsa sekretimi i reduktuar i tij, shtatshkurtësi të sigurte.

Krijimi jashtë normales i hormonit të rritjes shkakton zmadhim gjymtyrësh dhe organesh. Kjo sëmundje quhet akromegali dhe është lehtësisht e dallueshme. Vuajtësit e kësaj sëmundjeje shfaqin rritje të ndjeshme të shuplakave të duarve, shputave të këmbëve, nofullës së poshtme, hundës dhe gjuhës./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top