You Are Here: Home » Mjekësi » ÇFARË ËSHTË PRIAPIZMI?

ÇFARË ËSHTË PRIAPIZMI?

Nga Lorena Stroka

Priapizmi është një gjendje që shfaqet si ereksion i zgjatur dhe i dhimbshëm dhe që nuk lidhet domosdoshmërisht me stimulimin seksual. Termi priapizëm e  ka prejardhjen nga Priapi mitik, i cili ishte zot i pjellorisë dhe organeve gjenitale. Termi i referohet ereksionit të dhimbshëm sa të organit gjenital mashkullor (penisit) po aq dhe organit gjenital femëror (vaginës). Për sa i përket priapizmit femëror në anglisht njihet me termin clitorism (klitorizëm).

Gjendja në fjalë mund të vërehet te individët që vuajnë nga anemia qelizë drapëri, leukemia, nga dëmtimet e palcës kurrizore pas ndonjë traume të mundshme etj. Një arsye tjetër mund të jetë përdorimi i disa barnave që shkaktojnë ereksion. Më të shumtën e rasteve arsyeja mbetet e panjohur dhe sëmundja referohet si idiopatike./Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top