You Are Here: Home » Mjekësi » ÇFARË ËSHTË MË MIRË KONSUMI I NJË PORTOKALLI APO MARRJA E NJË TABLETE VITAMINË C?

ÇFARË ËSHTË MË MIRË KONSUMI I NJË PORTOKALLI APO MARRJA E NJË TABLETE VITAMINË C?

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-SHKRIMTARE-GAZETARE-PERKTHYESE-SHQIPTARE-LORENA-STROKA-BIOGRAFIANga Lorena Stroka

Çfarë është më e dobishme për orgnizmin tuaj konsumi i një portokalli apo marrja e një tablete vitaminë C?

Përgjigjia vjen direkt nga goja e profesorit të Dietologjisë dhe Ushqyerjes, Dr. Tori Parkerit dhe ekipit të tij hulumtues. Sipas studimit të tyre të botuar në “Journal of Food Science”: përzierja unike e antioksidantëve që përmban portokalli ka veprim më të efektshëm se sa thjesht marrja e komponentëve të frutave në formë tabletash apo kapsulash.

Është vërejtur se antioksidantët ngadalësojnë plakjen e qelizave, parandalojnë shfaqjen e disa llojeve të kancerit si dhe zvogëlojnë gjasat për sëmundjet kardiovaskulare.

Bazuar në gjetjet e reja, Dr. Parkeri, thekson se biskotat dhe ëmbëlsirat në përgjithësi duhet të zëvendësohen nga frutat, dhe se në kohët e shkuara, kur njerëzit nuk konsumonin produkte me përmbajtje të lartë sheqeri ishin shumë herë më të shëndetshëm se sa sot./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top