You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » ÇDO UDHË TË SHPIE NË FUND TË BOTËS…

ÇDO UDHË TË SHPIE NË FUND TË BOTËS…

pessoa_fernando- lorena-stroka-perkthime-gazetare-biografia-gazeta-albstrokaShqipëroi: Lorena STROKA

F. Pessoa

Përveç kultivimit të mirëkuptimit, të ashtuquajturit qytetërim, ekziston edhe ai i ndjeshmërisë…

Kultivimi i ndjeshmërisë nuk ka të bëjë kurrfarë me përvojën e jetës.

Përvoja e jetës, nuk tregon asgjë, sikurse edhe historia.

Përvoja e vërtetë gjendet te kufizimi i lidhjes me realitetin, si dhe te shqyrtimi ngulmues i kësaj lidhjeje.

Kështu, ndjeshmëria zgjerohet dhe thellohet – sepse brenda nesh janë të tëra – mjafton që t’i kërkojmë dhe të mësojmë mënyrën se si bëhet kjo.

Pavarësisht sa lart ngjitemi, apo sa poshtë zbresim – kurrë nuk dalim prej shqisave tona. Kurrë nuk largohemi nga vetvetja. Kurrë nuk arrijmë diku tjetër, nëse më parë nuk tjetërsohemi nga përfytyrimi ynë i ndjeshëm. Peizazhet e vërteta janë ato që ndërtojmë ne vete, sepse kështu bëhemi zotat e tyre, dhe i shohim siç janë në të vërtetë, domethënë ashtu si u krijuan. Asnjë nga shtatë pjesët e botës* – nuk është ajo që më intereson dhe që mund të kundroj në të vërtetë – e teta, është pjesa ime, ajo që po përshkoj tani./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top