You Are Here: Home » Mjekësi » Çaji dhe kafja kundër diabetit

Çaji dhe kafja kundër diabetit

Nga Lorena Stroka

Një studim i rëndësishëm australian vjen për të shtuar se çaji dhe kafja reduktojnë probabilitetet për zhvillimin e diabetit tipi 2.Publikimi i hulumtimit konkret u realizua në revistën mjekësore Archives of Internal Medicine. Mbrojtja ndoshta nuk lidhet me kafeinën pasi dhe kafja pa kafein ka efekt më të forte, shpjegojnë hulumtuesit e e Universitetit të Sidnej. Dr Rachel Haxley studioi 18 kërkime të ndryshme, në të cilat kishin marrë pjesë rreth 500.000 njerëz. Kjo analizë zbuloi se njerëzit që pijnë dy ose tre filxhanë kafe ose çaj në ditë reduktojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjes nga 1/5 ose më shumë. E njëjta sasii kafeje pa kafeine kishte efekt akoma më të madh, duke reduktuar 1/3 e rrezikut. Diabeti tipi 2 zakonisht shfaqet pas të 40-ve dhe atribuohet tek paaftësia e trupit për të prodhuar insulinë të mjaftueshme ose kur ai nuk funksionon në rregull. Me ushqim të shëndetshëm dhe rritje të aktivitetit fizik, sëmundja mund të trajtohet, edhe pse në fund të gjithë pacientët përfundojnë të marrin pilula ose insulinë për rregullimin e sheqerit në gjak. Megjithatë, në qoftë se rezultatet e studimit australian konstatohen, atëherë me siguri duhet të rritet konsumi i këtyre pijeve në kombinim me ushtrimin fizik dhe konsumimin e ushqimeve të shëndetshme.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top