You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » BUZË JOSHËSE ME… FACIAL YOGA

BUZË JOSHËSE ME… FACIAL YOGA

© Lorena Stroka

Hello there my dear friends and followers…

Facial Yoga është mënyra më e mirë për ruajtjen e një fytyre sa më rinore dhe të tonifikuar. Përveç zhdukjes së rrudhave të shprehisë përreth syve, buzëve si dhe në ballë, facial yoga, mund t’ju ndihmojë gjithashtu dhe në rimodelimin e buzëve duke i bërë ato më joshëse dhe voluminoze. Përmes disa ushtrimeve të lehta, shumë shpejt do të vëreni ndryshime të papërfytyrueshme…

Mjafton të ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

Hapi i parë: Para se të filloni, hidratoni buzët duke pirë ujë dhe aplikoni lip balm për të mos krijuar vijëza.

Hapi i dytë: Qëndroni para pasqyrës, dhe dërgoni puthje si Marilyn Monroe, duke përsëritur të njëjtën gjë rreth 15 herë.

Hapi i tretë: Formoni me buzë shkronjën O dhe nxirrni frymën jashtë, përsëriteni rreth 10-15 herë.

Hapi i katërt: Shtrëngojini buzët fort sikur jeni të zemëruara, përsëriteni 3 herë.

Hapi i pestë: Për t’u dhënë volum buzëve tuaja, merrni frymë nga hunda dhe mbusheni gojën me ajër. Në vazhdim lëvizeni ajrin majtas-djathtas, sikur bëni gargarë, dhe pastaj nxirreni frymën jashtë me sy mbyllur, përsëriteni 3 herë.

Hapi i gjashtë: Dhe në fund, me gishtin tregues ose të mesit trokitni buzët (si  fëmijët e vegjël).  Ky ushtrim ndihmon në qarkullimin e gjakut si dhe në trashjen e buzëve. Përsëriteni 10 herë./AlbStroka.com/

HAPPY SUNDAY TO ALL OF YOU…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top