You Are Here: Home » Kuriozitete » BURRI QË MBAN TË LIDHUR ME LITARË GRUAN DHE DJALIN E TIJ! (FOTO)

BURRI QË MBAN TË LIDHUR ME LITARË GRUAN DHE DJALIN E TIJ! (FOTO)

ALBSTROKA-BLOG-BURRI-QE-MBAN-TE-LIDHUR-ME-LITARE-GRUAN-DHE-DJALIN-E-TIJ-SHKRIME-NGA-LORENA-STROKANga Lorena Stroka

Torturat çnjerëzore ndaj personave me aftësi të kufizuara mendore e fizike nuk përbëjnë vetëm pjesë e skenareve thriller, por dhe e realitetit. Një burrë 70 vjeçar nga Kina është dhunuesi i rradhës. Për disa vite me rradhë, ai mban të lidhur me litarë bashkëshorten me të meta mendore, bashkë me djalin e tyre të vogël nga frika se mos i humbë.

BURRI-ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKAWang Mengyi shprehet se takimi me gruan e re ishte thjesht një rastësi: “E gjeta tek endej rrugëve, pranë shtëpisë sime, në provincën Henan. Gjendja e saj mendore ishte mëse e dukshme. Nuk dinte të më thoshte as emrin dhe asgjë tjetër në lidhje me të shkuarën e saj. Ishte rreth të 25-ve.”

Qysh nga ajo ditë, Mengyi, e mori në shtëpinë e tij dhe e lidhi në një shtyllë për të mos i ikur kurrë. Dy vjet më vonë, nga kjo lidhje e pakuptimtë lindi një djalë, i cili megjithëse sot është rreth 3 vjeç, e ëma vijon të jetë e pavetëdijshme për ekzistencën e tij.

Siç e shikoni dhe vetë përmes fotove, familja jeton në kushte të mjerueshme, në një shtëpizë të ndërtuar me tulla dhe baltë, pa shtretër apo pajisje të tjera të domosdoshme./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top