You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » Burri pa penis fjeti me mbi 100 gra!!!

Burri pa penis fjeti me mbi 100 gra!!!

Nga Lorena Stroka

O Lorena tallesh tani apo si? Mbase këtë mund të mendoni kur lexoni titullin e shkrimit. Ashtu si ju, edhe unë u habita, si është e mundur thashë me vete pa organ gjenital të ketë bërë kërdinë ky zotëria?! Këtu të tjerët, i kanë të tëra e s’po gjejnë dot një e jo më njëqind. Të kuptohemi, e kam fjalën me zotësinë e tyre, jo me pagesë. Mirëpo ja në botë paska raste të pabesueshme… Edhe pse lindi pa penis, deklaron se ka shkuar me të paktën 100 gra (ajo që nuk përcakton në intervistë është nëse  ato i takoi në ëndrra apo në realitet). Për fat të keq, Andrew, nuk vuante vetëm nga mospatja e penisit por dhe nga një problem tjetër serioz në fshikëzën urinare, problem i cili u zgjidh thuajse herët, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që kryeu në fëmijëri. Thelbësisht, ai kishte vetëm testikujt.

Çuditërisht, shumë prej grave që hasi në rrugën e vet, “i qëndruan”, kush e di mbase nga kurreshtja që mund të kishin?!

“Kam bërë shumë one night stand, por edhe lidhje të gjata. Ndoshta fakti që nuk shkoja thjesht për t’i seksuar, më bëri të dukesha më joshës në sytë e tyre”.

Të dashurën e tij të parë e njohu në moshën 17 vjeç. Deri atëherë nuk kishte folur askund për problemin e vet (mirë kishte bërë, fundja kush do ia qante hallin, thjesht do e tallnin dhe përgojonin kudo, siç bëjnë tani). I shpjegoi gjithçka, mirëpo 4 vjet më vonë u ndanë, sepse ajo donte të kishte dhe përvoja të tjera që ai nuk ia ofronte dot.

E gjithë kjo gjendje e shëmtuar e drejtoi Andrew në botën e lëndëve të ndaluara. Madje shpesh herë e përdorte si pretekst te gratë që njihte, duke u thënë se për shkak të varësisë vështirësohej të kryente marrëdhënie seksuale me ato.

Mirëpo gjërat nuk kishin gjithmonë fund pozitiv, karakteristikisht përmend rastin e një gruaje kur i tha se nuk kryente dot marrëdhënie seksuale me të, ajo e grushtoi në fytyrë dhe iku.

Dy vjet më parë, Andrew u mundua të vetëvritej me pilula, për fatin e tij të mirë e shpëtuan në kohë… Duke mos pasur rrugëzgjidhje tjetër, Andrew vendosi të merrte masa drastike, kërkoi ndihmën e mjekëve specialistë. Ata i premtuan se ka shpresa për rastin e tij. Mjekët do të përdorin lëkurë nga dora, venat dhe nervat e tij për të ndërtuar një penis që do të funksionojë normalisht edhe në seks, pra, nuk do ta ketë thjesht si dekor.

“Më duket e pabesueshme, nuk e kisha menduar kurrë që një ditë të kem penis normal. Në qoftë se gjithçka shkon mirë do të kem një jetë normale si gjithë të tjerët”/AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top