You Are Here: Home » Mjekësi » Burrat shohin më mirë larg, ndërsa gratë afër

Burrat shohin më mirë larg, ndërsa gratë afër

Nga Lorena Stroka

Një kërkim i kohëve të fundit ka treguar se burrat shikojnë më mirë kur ndodhen në distancë të largët, ndërsa gratë kanë aftësi më të mira vëzhgimi kur janë afër. Me pak fjalë, burrat shikojnë më mirë imazhin e përgjithshëm, ndërsa gratë përqëndrohen tek detajet e mirëfshehura. Ky lloj ndryshimi ka të bëjë me zhvillimin e ndryshëm të trurit të dy gjinive.

Tradicionalisht, meshkujt merreshin me gjuetinë, përmes këtij angazhimi arritën të përmirësonin vëzhgimin e largët të gjërave. Nga ana tjetër, femrat, të cilat merreshin me punë bujqësie, kryesisht mbledhje farash, por dhe me gatimin apo bërjen e punëve të shtëpisë, u jepnin më shumë rëndësi detajeve.

Kërkimi specifik u krye nga psikologia Helen Stansi, pedagoge në Kolegjin Hamersmith, dhe u botua në revistën psikologjike “British Journal of Psychology”./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top