You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » BREXIT: ANGLISHTJA HIQET SI GJUHË ZYRTARE?

BREXIT: ANGLISHTJA HIQET SI GJUHË ZYRTARE?

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-FOTO-SHKRIME-BIOGRAFIA-BIOGRAPHY-WIKIPEDIANga Lorena Stroka

Me sa duket pas (BREXIT), vendimit të rrufeshëm të referendumit, pritet të shënohen ndryshime të rëndësishme sa në aspektin politik, po aq edhe ekonomik.

Vendimi historik i Britanikëve t’i largohen familjes Europiane, ka vënë në pikëpyetje vijueshmërinë e gjuhës Angleze si zyrtare dhe e parapëlqyer, (të paktën për sa i përket hartimit të dokumenteve të Bashkimit Europian.)

Pavarësisht se gjuhët zyrtare janë 23, anglishtja dominonte zyrtarisht në të gjitha institucionet europiane (me përjashtim të Gjykatës Europiane, në të cilën përdorej frëngjishtja). Mirëpo, sipas rregullores I-58, tani që Britania vendosi të zgjedhë qëndrimin jashtë BE-së, gjuha e saj nuk mund të vazhdojë të jetë më zyrtare.

Cila do të jetë këtej e tutje gjuha që do të flitet dhe përdoret në institucionet e BE-së?

Kjo pritet të shihet në të ardhmen e afërt. Në qoftë se nuk rishikohet rregullorja I-58, duhet të mbizotërojë një gjuhë tjetër. Në këto kushte, nuk përjashtohet mundësia që pakicat Baltike të kërkojnë përfshirjen e Katalanishtes, Bretonishtes ose akoma dhe të Rusishtes./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top