You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”.

Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”.

Intimitet

© Lorena Stroka

Fike dritën,
çeli sytë,
mbyti brengat,
merrmë aty.
Me mollëzat e gishtrinjve
buzët përshkomë,
netëve vetmitare,
vetes afromë.
Thyeje heshtjen
me një pëshpërimë,
ndize ndjenjën
me një rimë.
Mbi gjoksin tim,
shkruaj ca fjalë:
“I yti do të jem
sa të jem gjallë”.

© KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top