You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » BOTOX FLOKËSH NË KUSHTE SHTËPIE

BOTOX FLOKËSH NË KUSHTE SHTËPIE

botox-flokesh-albstroka-receta-lorena-stroka-gazetare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sot që thoni ju miq e mikesha do të flasim për një temë të veçantë që pak a shumë të gjithëve na intereson, për botox-in e flokëve. Jo, nuk lexuat gabim, botox – thashë. Ashtu si lëkura plaket me kalimin e kohës, dhe flokët pësojnë dëmtime serioze, të cilat herë janë të riparueshme dhe herë jo.

Botox-i i flokëve nuk është një formulë specifike që mund ta gjesh në farmaci apo dyqane me produkte kozmetike, por, një recetë e përgatitur vetë, e cila ka si bazë keratinën e pastër, acidin hyaluronik, vajin e arganit dhe diçka tjetër (?).

Në fakt, receta e mësipërme nuk është kaq e lehtë sa duket, për dy arsye: e para, sepse përbërësit e mësipërm duhet të jenë shumë cilësore (pra, nuk gjenden kudo, por, vetëm në disa pika të caktuara të Spanjës), dhe e dyta, sepse mungon një përbërës kyç që nuk e përmenda më sipër, pa të cilin receta nuk ka të njëjtat efekte.

Qëllimi i shkrimit të sotëm ishte njohja me botox-in e flokëve, herën tjetër, do të flasim hollësisht për masat e përbërësve dhe procesin e përgatitjes së recetës./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top