You Are Here: Home » Të ndryshme » Bota fantazmagorike e… polenit!

Bota fantazmagorike e… polenit!

Nga Lorena Stroka

Biologu molekular nga Zvicëra, Martin Oeggerli, studion për vite me rradhë mbretërinë bimore, sidomos fekondimin, domethënë procesin riprodhues që ndodhë te bimët me pjesëmarrjen aktive të polenit dhe insekteve të tjera. Kjo çoi në zbulimin e botës magjike të kokrrave të polenit brenda mikroskopit, duke treguar një sërë imazhesh spektakolare.

“Edhe pse poleni lidhet me pranverën dhe rinitin alergjik që mundon shumë njerëz gjatë kësaj kohe, brenda tij ai fsheh një mbretëri të pabesueshme“… thotë shkencëtari. Martinit iu deshën 10 vjet për përsosjen e idesë së tij duke përdorur një mikroskop elektronik për marrje fotosh. Rezultati ishte vërtet impresionues pasi askush nuk e imagjinonte se ajo që shihte ishte polen. Imazhet nuk ngjajnë aspak me polenin e zakonshëm që të gjithë njohim. Shumica e njerëzve mendon se shikon ndonjë bimë të çuditshme nën xham zmadhues. Dhe kur e kuptojnë se janë veç kokrra poleni mbeten të habitur. Kokrrat e polenit janë të ndryshme midis tyre, fotot e para realizohen (gjithmonë) në fond bardhë  e zi  me qëllim që të vërehet çdo hollësi  e tyre, dhe me ndihmën e kompjuterit shtohen më pas ngjyrat.

Koleksioni i fotografive u titullua “Micronaut” dhe u botua së fundmi në revistën “National Geographic”...

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top