You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » BIRI IM I KATËRT!

BIRI IM I KATËRT!

lorena_stroka_foto_albstroka_biografia_facebookShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Kafka

I katërti, ndoshta dhe më shoqërori nga të gjithë. Është një fëmijë i vërtetë, i kohës së vet, lehtësisht i afrueshëm nga çdokush – të tërë tregohen të gatshëm ta lëvdojnë. Ndoshta nga kjo njohje e përgjithshme, duket se ka karakter të shkujdesur, lëvizje të lira dhe gjykime të shpenguara nga çdo lloj shqetësimi. Disa prej thënieve të tij ia vlejnë të përsëriten shpesh – por, vetëm disa – sepse tërësia e tyre janë të cekëta. Ngjan me dikë që kërcen bukur lartas, duke e përshkuar horizontin porsi zog, por që më pas humbet, pa asnjë shpresë në pluhurin e shkretëtirës. Kësisoj mendimesh më helmojnë pamjen e këtij fëmije./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top